VENDODHJA

Rezidenca “Kodra e Diellit” është e pozicionuar në jug të Tiranës.
Kodra e Diellit

BANESA

Rezidenca “Kodra e Diellit” ofron një shumëllojshmëri tipologjish banese, duke filluar nga apartamente me hyrje individuale, ato panoramike ashtu si dhe vileta dhe vila. Kjo e bën komunitetin e Rezidencës “Kodra e Diellit” një nga më të larmishmit në kryeqytet.

HAPËSIRA SHËRBIMI

Rezidenca mirëpret gjithnjë sipërmarrje të reja që sjellin vlerë të shtuar për komunitetin e banorëve. Hapësirat e shërbimit janë dizenjuar veçanërisht për bizneset, duke garantuar përparësi logjistike për to dhe klientët, vendparkime të dedikuara, mirëmbajtje të përditshme dhe siguri 24/7.

NJË JETESË GJELBËR

ART DHE ARKITEKTURË

Rezidenca është e konceptuar si një ekspozitë e mirëfilltë artistike ku fasadat, tarracat, trotuaret, shkallaret, ndriçuesit, oxhaqet, madje edhe koshat e mbeturinave, janë trajtuar si vepra të mirëfillta arti.

REZIDENCA “KODRA E DIELLIT” 1

“Kodra e Diellit” është një hapësirë ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil jetese të gjelbër dhe frymëzues. Arkitektura e veçantë e realizuar në çdo njësi, me një oborr ose një verandë, ofron komoditet dhe privatësi të plotë.

REZIDENCA “KODRA E DIELLIT” 2

Rezidenca ‘’Kodra e Diellit’’ ndihmon prindërit të rrisin fëmijët e tyre të qetë e të sigurtë, larg smogut dhe zhurmës së kryeqytetit. Brenda rezidencës, banorët e vegjël mund të argëtohen e të mësojnë nëpërmjet aktivitete të ndryshme që organizohen posaçërisht për ta, të luajnë në hapësira të dedikuara si dhe të shkojnë në shkollë.

Ndiqni Kodra e Diellit ne rrjetet sociale: